| |
| Night Rappers - Prishtina 4 life |
Prishtine qyteti im dikur ishe shum i bukur,
u rrita une ne ty ne nje kohe shum te lumtur.
nuk harrohen ato momente ne prishtine te fontana,
rrinim gjith se bashku aty pran te ulpiana.
kalonim me femra por ishim shum te ri,
i shkruanim emrat ne mur por nuk kishim tradheti.
kurse ne germi dilnim per shetitje,
luanim me shoke dhe kishim femra per zbavitje.
sidomos kur vinte vera, neve na u hapte dera,
ke pas bukuri prishtine perplot me manaferra.
qikat e asaj kohe nuk e kan ditur tradhetin,
ku eshte ajo rini e asja kohe me trego tani prishtine. (jao)
ka pas njefar rregulli pothuaj se per cdo send,
sikur qe ishte dardania nuk kishte tjeter vend.
kurse prane kurrizit gjithmone ne kalonim,
shkonim kah lakrishtja dhe ne sante perfundonim.
sikur ta dinim se ajo kohe tani do te na shkonte
gazi dhe hareja edhe me shume do te jehonte.
aq sa kemi ditur jemi kenaqur pa hidherim
dhe gjithmone shoku shokut i kemi gjet nga nje shpetim.
Prishtina 4 life gjithmon mbretro
me te mira me te kqija koha po na kalon
Gjenerata e dikurshme kendonin veq per ty,
sidomos adelina veq ne ty i ka pas ata sy.
vullnet per jeten cdo her kemi pasur,
edhe pse ne cdo 2 hapa ne patrolla serbe kemi hasur.
jemi rrahur prishtine per ty vetem se te donim,
me ikur diku larg shumica e shokeve mendonin.
dhe ai mendim i tyre u be realitet,
e harruan kosoven e ty prishtine te lan shkret.
kurse ajo ide mua fare nuk me ka hy ne kok,
me u nis ne perendim ma mir kisha pas qef veten me e pa per tok.
shoket e mi spaten faj qe ty te leshuan,
i kerkuan per ushtare e familjet ja malltretuan.
kurse une personalisht ushtrine e kisha kryer,
me shume atyre te poshterve skam pasur per ty vyer.
qyteti ne teresi mori pamje tjeter,
neper keto rruge kishte vetem polic serb edhe shkije te vjeter.
ne zemer me therrte dashuria per liri,
shprehja e lire e mendimit dhe ndonje tjeter perparsi.
dhe ai mendim i imi pas pak eshte realizuar,
une i prita shoket por ata krejt me kishin harruar.
Prishtina 4 life gjithmon mbretro
me te mira me te kqija koha po na kalon
Kishte kaluar kohe e gjate e vitet shume jane rritur,
kisha pasur deshire edhe njeher per ti zbritur.
ta kujtoja kohen ne shkollen e mesme e fillore,
kur sdinim per kafene po veq per embeltore.
por rinia e sotit shume ka ndryshuar,
i harruan dhembjet qe prishtina i ka perjetuar.
tash ty prishtine ne teresi te pushtoi papunesia,
a eshte e drejte qe te del te kerkon buke nena edhe femia.
humbi ajo liri e diteve studentore,
kur veq per dashuri i shkruja dy fletore.
tash spo dihet as cili vend i botes ka ardh ktu i pari,
po bon kush po don, dhe kush eshte ma cari.
askujt spo i shkon mendja ta kthej ate bukuri,
qe per rinine e te ardhmes te ket me shume lumturi.
prespektiva te jete e madhe ne nivel,
ta mirembaje prishtinen dikush duhet te del.
te mbjellim dashuri e ta largojme urrejtjen,
sepse me keqkuptime e sjellim vetem vdekjen.
por te jemi krenar si ne kohet e shkuara,
te sjellim miresi per gjenerata te bekuara. |
/print/Night-Rappers/495593-Prishtina-4-life.html
|
|
|
|
| |
|
|
|